Rend dhe Ligj

Urdhër arrestet për dosjen “339”, dy prej komisionerëve kanë ndërruar jetë

Një ditë më parë SPAK lëshoi urdhërarreste për arrestimin e 22 personave mes tyre edhe komisionerë në lidhje me dosjen “339”, por zbatimi i tyre ka hasur në të papritura.

Ndërsa policia ka shkuar për arrestet, dy prej komisionerëve, është konstatuar se ata kanë ndërruar jetë një muaj më parë.

Bëhet fjalë për komisionerët Kasem Lala dhe Besim Bregu për të cilët Prokuroria e Posaçme kërkoi arrestimin në kuadër të dosjes 339 për zgjedhjet në Durrës.

Sipas SPAK, dy komisionerët të cilët kanë ndërruar jetë nuk janë çregjistruar nga familjarët e tyre.

Mësohet se prokuroria e Posaçme është njoftuar nga oficerët e policisë gjyqësore për komisionerët që kanë ndërruar jetë dhe se do njoftojnë GJKKO për këtë fakt

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar një ditë më parë caktoi masat e sigurisë për 22 shtetas.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë