Tirana ngre lart trofeun e titullit të 25-të kampion në historinë e saj. Në “Air Albania Stadium” nuk kishte aspak rëndësi rezultati i ndeshjes me Bylisin, që u mbyll 1-1, pasi mendja ishte vetëm te festa me trofeun. Një festë që ka shijuar përgjysmë, sepse mungonin tifozët. Policia e Tiranës kishte marrë masa të forta për këtë ndeshje, duke mos lejuar grumbullimin e tifozëve bardheblu, të cilët mezi e kanë pritur këtë moment.

Që në mëngjes rrugët e kryeqytetit ishin mbushur me flamujt e Tiranës dhe banderola të ndryshme dedikuar titullit kampion, që përkon me 100-vjetorin e krijimit të klubit. Bardheblutë, të udhëhequr nga trajneri Emanuel Egbo, e mbyllën këtë kampionat me 70 pikë, duke bërë më mirë se të gjithë. Tifozët gjithsesi janë munduar të organizohen dhe të mblidhen në sheshe të ndryshme për të festuar këtë titull të shumëpritur, duke i hapur probleme policisë.
Në ceremoninë e dhënies së medaljeve dhe trofeut të titullit kampion kanë marrë presidenti i FSHF-së, Armand Duka, dhe Presidenti i vendit, Ilir Meta, i cili para ndeshjes ishte shfaqur me një fanellë bardheblu. Në fushën e blertë ka zbritur gjatë ceremonisë këngëtarja Ronela Hajati, e cili ka kënduar himnin e ri të Tiranës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje