Pak më shumë se 10 minuta në fushë me fanellën e Juventusit. Xhakomo Vrioni, sulmuesi i Kombëtares, ka debutuar me ekipin e parë të Juventusit në ndeshjen ndaj Romës, ku kampionët e Italisë humbën 1-3. Prej disa ndeshjesh Vrioni ishte grumbulluar nga trajneri Mauricio Sarri dhe më në fund ka ardhur edhe momenti i tij. Sulmuesi shqiptar zuri vendin e Ganzalo Higuainit në minutën e 79-të të ndeshjes.
Shtypi italian shkruan se Xhakomo Vrioni pritet të jetë një nga kolonat kryesore të Juventusit U-23, që drejtohet nga një emër i madh si Andrea Pirlo. Ai shihet si një nga titullarët më me peshë, që do të udhëheqin skuadrën sezonin e ri dhe nëse arrin në atë nivel që drejtuesit bardhezi presin, mund të grumbullohet sërish edhe me skuadrën e parë. Vrioni është një nga bastet e klubit të madh torinez.
Përveç Vrionit, në fushë për javën e fundit të Serisë A kanë zbritur edhe disa kuqezinj të tjerë. Gjimshiti ishte 90 minuta në fushë në humbjen 0-2 të Atalantës ndaj Interit. Napoli i Elseid Hysajt mundi 3-1 Lacion e Strakoshës, por kapiteni i Kombëtares e ndoqi këtë ndeshje nda stoli dhe nuk luajti asnjë minutë. Në ndeshjen mes Breshias dhe Sampdorias, që u mbyll në barazim 1-1, në pjesën e dytë luajti mesfushori Emanuele Ndoj. Skuadra e tij ka rënë në Serinë B, ashtu si dhe Spali i Etrit Berishës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje