SPAK ka pushuar hetimet për kryebashkiakun e Bulqizës Lefter Alla i cili po hetohej për mbajtje narkotikësh.
Hetimet bazoheshin mbi një video të denoncuar ku pretendohej se Alla konsumonte kokainë në një lokal.
Alla dëshmoi në Prokurori duke deklaruar se nuk ishte ai, madje ai iu nënshtrua testit të drogës. Ai doli negativ në testin e drogës teksa SPAK ka pushuar hetimet me pretendimin se nuk ekziston fakti penal për të akuzuar Allën.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje