Igli Tare nuk ia doli të firmoste me David Silvën edhe pse ishte shumë pranë ish-futbollistit të njohur të Mançester Sitit, por në Spanjë bëjnë me dije se ai ka siguruar një spanjoll tjetër, Rafinjën, i cili ka lindur në Brazil, por ka nënshtetësinë spanjolle.
Shtypi spanjoll e bën të sigurt akordin mes Barcelonës dhe Lacios për transferimin në Serinë A të mesfushorit që më parë ka luajtur edhe me Interin. Ky operacion i ka kushtuar Tares rreth 12 milionë euro, gjithmonë sipas asaj që shkruan shtypi spanjoll, pasi nga Lacio ende nuk është dhënë asnjë konfirmim. Në fakt, është logjike që pas dështimit në momentin final të transferimit të David Silvës, profili i Rafinjës ishte ndër të parët që u mor në konsideratë nga drejtori sportiv i Lacios. Me ardhjen e mesfushorit spanjoll, Lacio e blindon këtë repart, ndërkohë që për sulmin pritet kosovari Muriqi.

Merkato është në kulmin e saj dhe lëvizje të tjera interesante janë në finalizim e sipër. Te Juventusi kërkohet sulmues, edhe pse Higuain së fndi ka refuzuar largimin, duke hapur një çështje në shtëpinë bardhezi. Trajneri Andrea Pirlo kërkon boshnjakun Edin Xheko për repartin e avancuar dhe mbetet për t’u parë se sa do të jenë në gjendje drejtuesit e klubit t’ia plotësojnë këtë kërkesë. Ylli i Fiorentinës, Federiko Kieza, duket se do të qëndrojë në Firence.
Burimi: Gazzetta dello Sport/ Përgatiti: Gazeta Si
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje