Partia Demokratike akuzon Qeverinë për manipulim të të dhënave të Covid-19, duke përfshirë në shifrat zyrtare edhe numrin e testimeve private, që kryhen nga qytetarët me vullnetin e tyre për arsye udhëtimi jashtë vendit.
“Testimet PCR të popullatës si pjesë e metodikës dhe falas janë të ndryshme nga testimet sporadike për arsye jo mjekësore e me pagesë, që merren në konsideratë të ndara. Përzierja e tyre në një shifër është falsifikim dëmtues e konfuzional. Rritja e testimit të popullsisë kërkon arritjen si fillim të 2500 testeve PCR në ditë nga publiku a jo, nën një metodikë të qartë të përbashkët e falas”, deklaron Tritan Shehu.
Përfaqësuesi demokrat thotë se testimet reale qëndrojnë aq sa janë, rreth 500-550 copë në ditë dhe paralajmëron se po bëhet një dëm i madh për të mbuluar të vërtetën, që sipas Shehut, është numër i madh infektimesh në Shqipëri.
“Sot kemi një situatë më të rëndë, si pasojë e dështimit. Po e lamë kështu, rrezikojmë që në muajt tetor-nëntor të shkojmë në katastrofë. Duhet bërë gjithçka, që nga testimet. Duhen testime me 5-fishin e asaj që bëjmë sot, se do na duhet pastaj të shkojmë në 10 mijë teste në ditë, jo 2500. Duhen ndjekur të gjitha rastet, gjurmimi, të aktivizohet gjithë sistemi shëndetësor, mjeku i familjes”, vijon ai në një intervistë për Neës24.
Shehu propozon që të vendoset me detyrim mbajtja e maskës edhe në ambientet e hapura dhe Qeveria të marrë masat për të sjellë të paktën 2 mln vaksina kundër grupit sezonal falas, e të porosisë po kaq kundër Covid-19.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje