Rend dhe Ligj

“Alo policia, më vodhën lopën”. Ndërmjetësuesi në pranga

Një burrë me banim në Mëzes ishte në kërkim të një lope që të prodhonte shumë qumësht dhe me nënproduktet e bulmetit të mbushte shtëpinë me ushqime. Për këtë hall i erdhi në ndihmë një miku i tij që ndërmjetësoi tek një dibran për të blerë një lopë të mirë race. Por pas këtij pazari të mirë, në fund lopa humbi pa nam dhe nishan dhe pas veprimeve të para u zbulua që ndërmjetësuesi e kishte pëlqyer aq shumë lopën që bleu shoku i tij, sa u zgjua natën dhe shkoi ia vodhi. Sipas burimeve zyrtare të policisë në pranga përfundoi S. G. 49 vjeç, shok me kallëzuesin dhe i dyshuari kryesor për vjedhjen e lopës. Burimet shtojnë se policia u vu në lëvizje dhe në kërkim të lopës, pas denoncimit të S. Shpakut, banues në rrugën “Karl Gega”. Ai pohon miqësinë me të arrestuarin dhe besimin që kishin tek njëri-tjetri, aq sa nuk ishin të gatshëm për zgjidhjen e halleve. “Mora një stallë me qira nga S. G., i cili mban kuaj. Ai ndërmjetësoi tek D. B në Dibër që të blija një lopë të mirë race”. Por pasi e ka blerë lopën, hallexhiu i kërkoi sërish ndihmë ndërmjetësuesit për strehimin e kafshës në stallat e tij derisa ta rregullonte si çështje. Por denoncuesi nuk e gëzoi lopën dhe prodhimet e saj as një orë. “Të nesërmen shkova në stallë dhe nuk e gjeta lopën aty, – thotë S. Shpaku, kam dyshime të forta se lopa u vodh nga ndërmjetësuesi, pasi vetëm ai kishte dijeni që unë kisha një lopë”. Me këtë dyshim , sipas të dhënave të mëtejshme S. G, nga Burreli përfundoi në qeli për veprën e vjedhjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë