Policia e Korçës ka proceduar penalisht 4 persona, pasi ushtronin aktivitetin e lojërave të fatit.
Sipas policisë janë bërë kontrolle në lokale të qytetit dhe janë gjetur mjete e kompjuterë, të cilët shërbenin për të vendosur loto e lojëra të paligjshme.
“Si rezultat i kontrolleve të ushtruara, në lagjen nr. 12, në lokalin e shtetasit L. P., 29 vjeç, banues në Lushnjë, u gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 laptop dhe 6 tableta të cilat dyshohet se shërbenin për vënien e lotarive sportive”, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia thotë se është shpallur në kërkim për veprën penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” shtetasi L. P.
Gjithashtu është arrestuar në flagrancë për veprën penale “Organizimi i lojërave të palejuara” shtetasi Gj. Th., 42 vjeç, banues në Korçë, si edhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për veprën “Moskallëzimi i krimit”, ndaj shtetasve E. P., 25 vjeç dhe S. T., 19 vjeç, banues në Korçë, të tre punonjës të këtij lokali.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje