Rend dhe Ligj

Heroinë e kapsula metadoni, arrestohen dy korçarët

Policia e Korçës ka finalizuar operacionin antidrogë të koduar “Pazari”, duke arrestuar dy persona dhe sekuestruar heroinë dhe kapsula metadoni. Dy personat e arrestuar kishin përshtatur lokalin për përdorim droge dhe mbanin një punonjëse të pasiguruar.
Policia thotë se janë vënë në pranga shtetasit H. T., 31 vjeç, banues në fshatin Plasë, Maliq dhe K. Z., 18 vjeçe, banuese në fshatin Pojan, Maliq.
Gjatë kontrollit që forcat e policisë ushtruan në lokalin në përdorim të këtyre dy shtetasve në lagjen nr. 8, në zonën e “Pazarit të Vjetër” në Korçë, iu gjetën 73 doza dhe 77 gr lëndë e dyshuar narkotike heroinë, 30 kapsula metadoni dhe 1 peshore elektronike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu policia thotë se gjatë verifikimeve të mëtejshme, rezultoi se këta shtetas në lokalin në përdorim të tyre kishin një punonjëse të paregjistruar në skemën e sigurimeve.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim”; “Përshtatja e lokalit për përdorim droge” dhe “Punësimi i paligjshëm”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë