Rend dhe Ligj

Mbi 1 mijë euro për t’i dërguar në vendet e BE, 3 të arrestuar në Korçë

Policia e Korçës ka goditur dy raste të tjera në fushën e dhënies së ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit.

Policia thotë se gjatë aksionit janë vënë 3 shtetas, të cilët u kapën duke transportuar kundrejt fitimit 10 emigrantë të paligjshëm.
Në pranga janë vënë shtetasit E. G., 42 vjeç, banues në Korçë, pasi u kap në aksin rrugor Bilisht-Korçë, pranë vendit të quajtur “Kryqëzimi i fshatit Zëmblak” duke transportuar me mjetin tip “Benz” në drejtim të Tiranës, pesë emigrantë të paligjshëm të cilëve kundrejt fitimit prej 100 euro, iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.
​ G. T., 21 vjeç dhe N. M., 19 vjeç, të dy banues në Shkodër, pasi u kapën në lagjen nr. 3, Pogradec, duke transportuar me mjetin tip “Volkswagen” në drejtim të Shkodrës, pesë emigrantë të paligjshëm të cilëve kundrejt fitimit prej 800 euro në total, iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë