Policia e Tiranës ka goditur një rast të veprimtarisë kriminale në fushën e shfrytëzimit të prostitucionit, duke arrestuar një çift të rinjsh.
Në pranga kanë rënë 31-vjeçari G. M. (S), i dënuar më parë, dhe 27-vjeçarja E. M., të cilët sipas uniformave blu, kanë shfrytëzuar për prostitucion një 17-vjeçare, duke e dhunuar dhe kërcënuar për jetë atë dhe familjen e saj.
“Në bazë të provave të grumbulluara u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar ‘Salvation’, në kuadër të të cilit u bë i mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:
G. M (S), 31 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale ” Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
E. M., 27 vjeçe, banuese në Tiranë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia thotë se këta dy shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin nëpërmjet dhunës dhe kërcënimeve për jetën dhe familjen shfrytëzonin për prostitucion në Tiranë një shtetase të mitur 17-vjeçare.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje