Rend dhe Ligj

Dhunonte bashkëshorten, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë, në pranga dhe 3 të tjerë

Policia e Tiranës ka arrestuar katër persona, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Mes të arrestuarve është edhe një 33-vjeçar, i cili akuzohet se ushtronte dhunë fizike ndaj bashkëshortes.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E.Z., 33 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, në banesë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë është arrestuar në flagrancë edhe shtetasi A.H., 46 vjeç, pasi ka goditur për shkak të detyrës, punonjësin e policisë private shtetasin J.L., 60 vjeç.

Ndërsa, specialistët e Qarkullimit Rrugor kanë arrestuar në flagrancë shtetasit:

J.R., 45 vjeç, pasi në rrugën “Ali Demi”, u kap duke drejtuar motorin në gjendje të dehur në masën 0.75mg/l;

E.C., 21 vjeç, pasi në rrugën “5 Maji” u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë