Rend dhe Ligj

Kërcënuan policët e burgut, Gjykata lë në burg tre kushërinjtë Shera

Gjykata ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për tre kushërinjtë Shera në Fushë- Krujë që kërcënuan 2 policët e burgut.

Ardian, Bert dhe Elton Shera u arrestuan ditën e djeshme nga Policia pas kërcënimit, teksa ishin dy të parët që e kishin kryer këtë vepër penale.

Njëri prej tyre, Ardian Shera ka qenë i dënuar me 15 vite burg për vjedhje. Por nga ana tjetër, Elton Shera i cili duhet të qëndronte në izolim prej COVID-19, ka thyer karantinën dhe ka ndihmuar dy kushërinjtë që të largohen me makinë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë