Futboll

UEFA vendos, Prishtina e humb 3-0 në tavolinë ndeshjen e Ligës së Europës

Një lajm i keq për Prishtinën ka ardhur sot nga Komisioni i Disiplinës së UEFA-s. Skuadra nga Kosova e humb në tavolinë, 3-0, ndeshjen kualifikuese të Ligës së Europës me Linkoln të Gjibraltarit. Lajmi është bërë i ditur zyrtarisht nga vetë klubi i Prishtinës në faqen e tij, ndërkohë që është publikuar edhe në faqen e UEFA-s.

Prishtina e mbyll kështu në mënyrë të trishto aventurën ne Ligën e Europës për këtë sezon. Ndeshja nuk u luajt, sepse fillimisht tetë lojtarë të ekipit kosovar rezultuan negativë në testin e Covid-19. Prishtinës iu dha mundësia më pas të plotësonte organikën, duke huazuar lojtarë të tjerë, por edhe në testet e tjera pati të tjerë lojtarë të infektuar dhe ndeshja nuk u luajt.

Interesant është fakti se në testet e kryera në Gjibraltar, ku Prishtina shkoi për të zhvilluar ndeshjen, disa nga lojtarët që kishin rezultuar pozitivë dolën negativë, duke ngritur dyshime. Megjithatë, tani gjithçka ka marrë formë zyrtare dhe Prishtina ka pranuar vendimin e UEFA-s. Është për të ardhur keq, sepse kundërshtari ishte i lehtë dhe ekipi kosovar mund të kualifikohej pa shumë vështirësi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë