Italia ka kërkuar zyrtarisht ekstradimin e Bujar Sejdinaj, i njohur ndryshe si “Xhaxhai”, pasi në korrik u arrestua për 20 kg kokainë në Spanjë.
Sejdinaj është etiketuar si përfaqësuesi i ‘’Ndrangheta-s’’, organizatës së famshme mafioze në Itali, për Ballkanin dhe Shqipërinë por edhe si përfaqësues i familjes mafioze ”Bellochio”.
Kërkesa për ekstradim ka arritur dy ditë më parë në Ministrinë e Drejtësisë, e cila ia ka përcjellë Prokurorisë së Përgjithshme. Kjo e fundit duhet t’ia japë prokurorit përkatës, që duhet t’ia dorëzojë Gjykatës për të marrë vendimin.
Vetë Bujar Sejdinaj ka dëshmuar se nuk ka lidhje me Ndrangheta-n, pasi është marangoz dhe vetëm një herë ka shkuar në Itali.
Ai u arrestua gjatë një operacioni të shtrirë në disa vende si Kosta Rika, Argjentinë, Itali e Shqipëri pasi pati negocime për blerjen e 20 kg kokainë në Spanjë. Gjashtë persona u arrestuan, mes tyre Bujar Sejdinaj dhe bashkëpuntori i tij Adrian Cekini, të dy nga Elbasani.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje