Lionel Mesi ka vendosur t’i japë lamtumirën Barcelonës, duke kërkuar zyrtarisht prishjen e kontratës me klubin e madh spanjoll. Një lajm bombë që po trazon gjithë futbollin europian. Argjentinasi kërkon të mbyllë kështu pas 20 vitesh aventurën si katalanas, ndërsa kurioziteti më i madh është se cila do të jetë skuadra e tij e ardhshme. Mançester Siti? PSG? Interi?
“Sport” në Spanjë bën me dije se Barcelona nuk ndryshon qëndrim dhe i ka komunikuar Lionel Mesit se klauzola 700 milionë euro për prishjen e kontratës është ende e vlefshme, kështu që palët mund të përfundojnë shumë shpejt në gjyq.
Mesi i ka kërkuar klubit prishjen e njëanshme të kontratës, sipas një klauzole që ai pretendon se ka në kontratë. Për klubin katalanas kjo klauzolë ekziston, por ka skaduar në muajin qershor. Tani mbetet të shihet si do të rrjedhin ngjarjet, por e ardhmja e yllit argjentinas duket larg Barcelonës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje