Rend dhe Ligj

E kishte kthyer shtëpinë në bazë armatimi dhe droge, arrestohet i riu vlonjat

Një person është arrestuar në Vlorë, pasi gjatë një operacioni i janë sekuestruar drogë, armë zjarri dhe municion luftarak.

Në pranga është vënë është Andrea Dhiamandi 26 vjeç, banues në lagjen “Hajro Çakerri” në Vlorë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjetën një armë zjarri kallashnikov, një sasi municioni luftarak prej 2395 fishekësh, si dhe një sasi lënde narkotike kanabis.

Materialet i kaluan Prokurorisë Vlorë, për hetime të mëtejshme, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë