Rend dhe Ligj

Nuk pranoi gjobën dhe dhunoi policin, arrestohet lezhjani

Policia e Lezhës ka vënë në pranga një 42-vjeçar, pasi kundërshtoi me dhunë punonjësit e Policisë Rrugore.

Policia thotë se është arrestuar në flagrancë shtetasi Emanuel Vokrri., banues në Manati të Lezhës.

Në aksin rrugor Lezhë-Mabë, shërbimet e Policisë Rrugore, i kanë dhënë shenjë ndalimi për arsye se kishte kryer parakalim të gabuar dhe në momentin që punonjësit e Policisë Rrugore po i komunikonin shkeljen dhe do t’i vendosnin masë administrative, 42-vjeçari ka dalë nga makina dhe ka dhunuar fizikisht punonjësin e Policisë.

Policia thotë se pas ndërhyrjes së menjëhershme të kolegut dhe të shërbimeve që shkuan në ndihmë të tyre 42-vjeçari është prangosur dhe shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Lezhë ku në përfundim të veprimeve të para hetimore, u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Kundërshtimi me dhunë i punonjësit të policisë së rendit publik”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë