Rend dhe Ligj

I kërkuar nga Austria për drogë, arrestohet i riu tek “Ali Demi”

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 26-vjeçar, i cili kërkohej nga drejtësia austriake për drogë.

Për kapjen e tij ishin të inkuadruara Njësia e Posaçme e Kërkimit “Fast”, si dhe Interpol Tirana, që fillimisht bënë të mundur lokalizimin e tij në lagjen “Ali Demi” dhe më pas arrestimin.

Policia thotë se bëhet fjalë për Gersi Halilin, i cili kërkohet për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike dhe substancave psikotrope”. Një akuzë e cila maksimumin e dënimit e ka deri në 15 vite.

Gersi Halili është i lindur në Peshkopi, por banues në Tiranë me qira, ndërsa kishte edhe shtetësinë austriake.

Kapja e tij është bërë me qëllim ekstradimin drejt Austrisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë