Rend dhe Ligj

Dhunoi punonjësin e ujësjellësit, arrestohet 29-vjeçari në Berat

Një 29-vjeçar nga Berati është vënë në pranga, pasi ka goditur me sende të forta punonjësin e ujësjellësit.

Mësohet se për motive të dobëta, 29-vjeçari me iniciale D. P., banues në fshatin Qereshnik të Beratit, ka ushtruar dhunë fizike ndaj punonjësit të Ujësjellësit me iniciale B. Sh., 59 vjeç.

Punonjësi ka qenë duke hapur rubinetët e ujit për fshatin, 29-vjeçari ka shkuar dhe i ka thënë që “skam shumë ujë te shtëpia”.

Pasi kanë debatuar me fjalë, i riu e ka goditur me sende të forta dhe i ka shkaktuar dëmtime.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë