Rend dhe Ligj

OFL shënjestron dy të dënuar në Tiranë

Flamur Lena dhe Gjelosh Vukzaj, të dy banues në Tiranë janë të dënuarit e radhës që duhet të justifikojnë pasurinë.

OFL u ka nisur atyre formularin. Lena është i dënuar për kultivim bimësh narkotike, ndërsa Vukzaj për vjedhje me dhunë të mbetur në tentativë.

Sipas Ligjit Special, Lena dhe Vukzaj duhet t’u përgjigjen me shkrim brenda 48 orësh të gjitha pyetjeve të OFL-së.

Më pas përgjigjet e marra i nisen SPAK-ut për veprime të mëtejshme.

Ndër të tjera, OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë