Rend dhe Ligj

Gjobitet me 1 milion lekë pronari i lokalit në Krujë

Ndëshkohet me masë administrative 1.000.000 lekë dhe me mbyllje të aktivitetit për një periudhë 6-mujore, pronari i një subjekti në Krujë, pasi u konstatua duke organizuar ceremoni martesore në kundërshtim me Aktin Normativ.

Policia thotë se ka evidentuar 1 subjekt në Krujë, në pronësi të shtetasit N. S., i cili kishte organizuar ceremoni martesore në mënyrë të përsëritur, në kundërshtim me Aktin Normativ.

Për këtë subjekt, policia ka vendosur masë administrative 1.000.000 lekë si dhe mbyllje të aktivitetit për një periudhë 6-mujore.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë