Politike

PD mbyll fazën e parë me 946 kandidatë për deputetë

Partia Demokratike ka përmbyllur fazën e parë të përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë, ku nga rreth 3600 kandidatë të propozuar në fazën e parë nga baza numri është reduktuar në 946 emra.

Emrave në fjalë, Komisioni i Vlerësimit të Kandidaturave u ka dorëzuar një formular vetëdeklarimi për figurën dhe integritetin.

Numri më i lartë i kandidatëve të dalë nga kjo fazë është në Tiranë, plot 248 emra, ndërsa numri më i ulët i tyre është në Qarkun e Kukësit, me 24 kandidatë dhe Dibër me 26.

Fazës së dytë të verifikimit, që lidhet me figurën dhe integritetin, do t’i nënshtrohen kandidatët që do të plotësojnë Formularin e vetëdeklarimit. Në përfundim të fazës së dytë, do të bëhet një reduktim i mëtejshëm i numrit të kandidatëve, drejt një numri limit kandidatësh të përcaktuar paraprakisht që do të ridërgohen për konsultim tek anëtarësia e Partisë Demokratike.

Numri i kandidatëve potencial sipas qarqeve:

Qarku Kukës janë përzgjedhur në fazën e parë 24 kandidatë, nga të cilët janë6 gra dhe 4 të rinj nën moshën 35 vjeç.
Qarku Dibër, janë përzgjedhur në fazën e parë 26 kandidatë, nga të cilët janë8 gra dhe 6 të rinj nën moshën 35 vjeç.
Qarku Berat, janë përzgjedhur në fazën e parë 36 kandidatë, nga të cilët janë 10gra dhe 7 të rinj nën moshën 35 vjeç.
Qarku Gjirokastër, janë përzgjedhur në fazën e parë 37 kandidatë, nga të cilët janë 12 gra dhe 2 të rinj nën moshën 35 vjeç.
Qarku Lezhë, janë përzgjedhur në fazën e parë 56 kandidatë, nga të cilët janë 15 gra dhe 14 të rinj nën moshën 35 vjeç.
Qarku Korçë, janë përzgjedhur në fazën e parë 66 kandidatë, nga të cilët janë 17gra dhe 15 të rinj nën moshën 35 vjeç.
Qarku Shkodër, janë përzgjedhur në fazën e parë 67 kandidatë, nga të cilët janë 21 gra dhe 16 të rinj nën moshën 35 vjeç.
Qarku Vlorë, janë përzgjedhur në fazën e parë 79 kandidatë, nga të cilët janë 23 gra dhe 18 të rinj nën moshën 35 vjeç.
Qarku Durrës, janë përzgjedhur në fazën e parë 94 kandidatë, nga të cilët janë 19 gra dhe 28 të rinj nën moshën 35 vjeç.
Qarku Fier, janë përzgjedhur në fazën e parë 101 kandidatë, nga të cilët janë 23 gra dhe 30 të rinj nën moshën 35 vjeç.
Qarku Elbasan, janë përzgjedhur në fazën e parë 112 kandidatë, nga të cilët janë 33 gra dhe 23 të rinj nën moshën 35 vjeç.
Qarku Tiranë, janë përzgjedhur në fazën e parë 248 kandidatë, nga të cilët janë 67 gra dhe 55 të rinj nën moshën 35 vjeç.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë