Rend dhe Ligj

Shqetësim për banorët, arrestohet shpërndarësi i hashashit në Tiranë

Policia e Tiranës ka vënë në pranga disa të rinj, pasi ishin kthyer në shqetësim për banorët e kryeqytetit, duke përdorur cepat e pallateve për të shpërndarë kanabis.
Pas arrestimit të dy të tjerëve më herët, policia pikasi dhe arrestoi një tjetër.

Në një njoftim për mediat, policia thotë se është arrestuar shtetasi A. B. 27 vjeç, pasi në zonën e quajtur “Tuneli”, midis blloqe pallatesh, ky shtetas sapo ka pare sherbimet e Policisë, ka hedhur në tokë një çantë të zezë dore, dhe është larguar me vrap, por gjatë ndjekjes është vënë në pranga.

Gjatë kontrollit të ushtruar në çantën e dorës që mbante 27-vjeçari, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e proves materiale 22 doza me lëndë narkotike cannabis sativa dhe një shumë parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë