Teuta ishte skuadra me shortin më të vështirë në Ligën e Europës, por ia ka dalë t’i mposhtë 2-0 izraelitët e Beitar Jerusalemit në stadiumin “Niko Dovana”, duke kaluar në turin e dytë eliminator. Një fitore me vlera të mëdha për durrsakët, të cilët përfitojnë edhe financiarisht me kualifikimin e sotëm.
Blerim Krasniqi debutoi në mënyrën më të mirë me Teutën, duke shënuar golin e avantazhit vetëm pas 6 minutash lojë. Sulmuesi realizoi me një gjuajtje me kokë. Më pas Teuta vuajti presionin e kundërshtarit, megjithatë ia doli ta mbante portën të paprekur, falë edhe pritjeve të Frashërit. Në pjesën e dytë durrsakët rezistuan mirë dhe patën disa raste të mira, sidomos me Emiljano Vilën.
Goli i dytë do të vinte në fundin e ndeshjes nga shkodrani Rubin Hebaj, i aktivizuar si zëvendësues nga trajneri Martini. Mis kështu me këmbë të mbarë aventura e skuadrave shqiptare në Ligën e Europës. Ka festa te Teuta, ndërkohë që radhën tani e kanë Laçi dhe Kukësi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje