Rend dhe Ligj

Tentuan të kultivonin kanabis, 4 të arrestuar në Kurbin

Policia e Kurbinit ka arrestuar 4 shtetas, si autorë të dyshuar të tentativës për kultivim të kanabisit. Policia thotë se në kuadër të operacionit të koduar “Kufiri” u arrestuan shtetasit Z. Gj., 59 vjeç dhe Gj. K., 29 vjeç, banues në Tiranë, B. U., 17 vjeç, banues në Krujë dhe E. M., 51 vjeç, banues në Milot, Kurbin.

Sipas policisë, këta shtetas, në bashkëpunimin me njëri-tjetrin në kufirin e fshatrave Fangë, Mirditë dhe Shkopet, Kurbin, kanë tentuar të kultivojnë bimë narkotike.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar kubikë ku dyshohet se ishin kultivuar fara kanabisi.
Materialet procedurale në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë