Rend dhe Ligj

Sekuestrohen afro 42 mijë paund të padeklaruara në Rinas

Dogana sekuestron afro 42 mijë paund të padeklaruara në Rinas.

“Strukturat Doganore gjatë kontrollit të ushtruar në bashkëpunim me punonjësit e Policisë Kufitare, sekuestruan një shumë prej 41.850 Paund Cash, të cilat ishin të padeklaruara në Degën Doganore të Rinasit”, thuhet në njoftimin e Doganës.

Sipas raportimit të struktuarave doganore, gjatë kontrollit të pasagjerëve që vinin nga Britania e Madhe, konstatuan se shtetaset me inicialet E. K dhe L. S kishin të padeklaruara një sasi përkatësisht prej 10.000 paund dhe 31.850 paund, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Strukturat doganore kanë kryer veprimet e para hetimore për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave në kufi dhe sendeve me vlerë” parashikuar nga neni 179.a i K.Penal.
Ndër të tjera, dogana njofton se vetëm gjatë këtij muaji, në të njëjtën linjë udhëtimi kanë kapur disa herë sasi valute cash të padeklaruar.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë