Rend dhe Ligj

Mbyllet për 6 muaj restoranti në Shkodër, gjobitet me 3 milionë lekë pronarja

Policia e Shkodrës ka gjobitur me 3 milionë lekë pronarin e një restoranti, pasi është konstatuar duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ.

Gjithashtu, policia i ka pezulluar ushtrimin e aktivitetit këtij biznesi për një periudhë 6 muaj.
Policia thotë se i ka vendosur pronarit të subjektit, shtetases A. Z. masën administrative 3.000.000 lekë si dhe pezullimin e ushtrimit të aktivitetit për një periudhë 6 muaj.

Ndër të tjera, Policia e Shkodrës apelon për të gjithë pronarët/administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë