Rend dhe Ligj

Arrestohen 3 transportues të paligjshëm nga Shkodra

Policia e Korçës ka arrestuar në flagrancë 3 shtetas nga Shkodra, të cilët u kapën duke transportuar kundrejt fitimit 9 emigrantë të paligjshëm.
Policia thotë se janë vënë në pranga shtetasit:

L. P., 38 vjeç; F. F., 20 vjeç dhe K. Gj., 26 vjeç, banues në Shkodër.

Sipas policisë këta shtetas janë kapur në lagjen nr. 4, Pogradec, duke transportuar në drejtim të Tiranës me mjetet tip “Volkswagen Touareg” dhe “Range Rover” nëntë emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë