Policia e Dibrës ka vënë në pranga 6 shtetas, pasi shpërndanin lëndë narkotike në qytetin e Bulqizës.
Policia thotë se janë në pranga shtetasit Renato Allushi, 20 vjeç, Denis Perkoxha, 22 vjeç, Ramiz Perkoxha, 24 vjeç, Ferdinad Maha, 32 vjeç, Avni Dod, 25 vjeç, dhe E. Xh., 15 vjeç, të gjithë banues në Bulqizë.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta të rinj në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ushtronin veprimtari krininale në fushën e shpërndarjes në doza të vogla të lëndëve narkotike në qytetin e Bulqizës dhe zonën përreth saj si dhe kanë tendencë kriminale për kultivim të bimëve narkotike.
Gjatë kontrolleve të ushtruara u është gjetur doza me lëndë narkotike canabis sativa, gati për shitje, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Ndër të tjera, policia thotë se vijojnë hetimet për kapjen e autorëve të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje