Futboll

Profesor Ksavi zgjedh më të mirët në botë, De Bryjne në mesfushë

Maestroja i mesfushës si futbollist, Ksavi Hernandez, kampion me Spanjën dhe Barcelonën, tani trajneri Al-Sad në Katar, ka folur për më të mirët në botë, siç bën me dije “Tyc Sports”. Ai ka përzgjedhur lojtarin më të mirë të momentit në çdo rol, si dhe trajnerin më të mirë në botë.

Si ish-mesfushor, spanjolli e ka nisur me mesfushën, duke surprizuar pak me zgjedhjen. “Kevin De Bryjne i Mançester Sitit është një lojtar i një niveli tjetër. Besoj se është mesfushori më i mirë në botë dhe është edhe i ri në moshë. Mbrojtës? Virxhil Van Dijk është vërtet një futbollist me kapacitet uk prej lidershipi, i fortë fizikisht dhe me një nivel të mirë teknik.

Kevin De Bryjne. Gazeta Si, 30 gusht 2020

Në sulm do të zgjidhja Kilian Mbape, i cili ka aftësi të jashtëzakonshme fizike, teknikisht është shumë i zoti dhe është shumë i ri. Ai është njeriu ideal për të bërë diferencën. Si trajner duhet të them se është Guardiola, i ka dhënë diçka ndryshe sportit tonë, është shumë i zoti për atë që u transmeton futbollistëve. Rivali më i fortë? Real Madrid, natyrisht. Reali ka qenë rivali më i fortë në karrierën time. Gjithmonë rival i Barcelonës, por ka historinë e tij dhe genin e tij fitues”, – ka thënë Ksavi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë