Rend dhe Ligj

Dhunë ndaj bashkëshortes dhe kanabis në shtëpi, arrestohet 31-vjeçari

Një 31-vjeçar nga Kruja ka hyrë në telashe me policinë, pasi pas dhunës ndaj bashkëshortes së tij atij i janë gjetur një sasi droge.

Ngjarja në fjalë është regjistruar në fshatin Burizanë të Krujës.
Policia bën me dije se u arrestua në flagrancë shtetasi me inicialet E. S.

Ai akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, ndërsa dhe pas kontrollit të ushtruar në banesën e tij, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar si kannabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Krujë, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë