Rend dhe Ligj

Greqi, shqiptari plagos me thikë infermieren dhe hidhet nga kati i katërt i spitalit

Një 59-vjeçar shqiptar goditi me thikë një infermiere dhe në vazhdim u hodh nga kati i 4-t i spitalit, duke gjetur vdekjen në vend.

Siç njoftojnë mediat greke, ngjarja ndodhi mëngjesin e së hënës.
Policia greke tha se viktima quhet Petro Çako, 59-vjeç.

Ai ishte i shtruar në spital për probleme që nuk kanë lidhje me Covid, por dyshohet se ka pasur probleme psikike.
Autoritetet kanë sekuestruar kartelën e tij mjekësore dhe po hetojnë për shkaqet e tragjedisë.

Infermieria e plagosur deklaroi se kishte shkuar në dhomën që mbahej pacienti Çako pasi kishte dëgjuar alarmin për ndihmë nga dhoma e tij.

Pasi mbërriti në dhomë, kuptoi se pacienti ishte fshehur mbas portës dhe në moment ka dalë duke e goditur me një thikë kuzhine e duke e plagosur në shpinë. Ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë