Gjykata ka lënë në burg Fatmir Demirin, i cili akuzohet për vrasjen e fqinjit të tij Dorian Latollari.
Ngjarja ndodhi më 26 gusht pas një debati për motive pronësie në lagjen “Haxhi Hysen Dalliu” në Tiranë.
37-vjeçari akuzohet se ka qëlluar me grushte dhe sende të forta 61-vjeçarin, duke i shkaktuar atij vdekjen nga goditjet.
Ndonëse si fillim u raportua si një ngjarje aksidentale se i moshuari ishte rrezuar nga shkallët, pas hetimeve të policisë rezultoi se ishte vrarë nga Demiri.
Pala mbrojtëse kërkoi masën ‘arrest me afat’, pasi kërkojnë të pritet akt ekspertimi i plotë, ndërsa pretendojnë që vdekja mund të mos ketë ardhur nga dhuna.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje