Futboll

Liga e Europës/ Kukësi sfidon Volfsburgun, Teuta “peshkon” Granadën

Kundërshtarë gjermanë, spanjollë dhe izraelitë për tri skuadrat shqiptare në turin e dytë eliminator të Ligës së Europës. Një short shumë i vështirë. Në “Air Albania Stadium” vjen ekipi i madh gjerman i Volfsburgut, që do të ndeshet me Kukësin. Një kundërshtar shumë i fortë për skuadrën e Gegës, që merr pjesë rregullisht në Kupat e Europës, madje edhe në Champions, por që mund të sjellë të ardhura në arkën e klubit verilindor. Ishte kundështari më i fortë i mundshëm.

Teuta do të ndeshet me Granadën, një nga skuadrat surprizë të kampionatit spanjoll. Edhe Teuta do të luajë në fushën e saj ndeshjen, në stadiumin “Niko Dovana”. Edhe në këtë tur kualifikimi do të vendoset nga një ndeshje teke, ku Teuta, por edhe Kukësi e Laçi kanë shanse minimale për të shkuar më tej.

Laçi pret izraelitët e Hapoel Ber Shevës, edhe ky një kundërshtar shumë i fortë. Ndeshjet zhvillohen në datën 17 shtator. Në Ligën e Europës merr pjesë edhe Tirana, por në turin e tretë të saj.

Kundërshtarët e mundshëm të Kukësit ishin:
Grupi 10
Volfsburg (Gjermani)
Hajduk Split (Kroaci)
HSK Zrinjski (Bosnjë-Hercegovinë)

Kundërshtarët e mundshëm të Laçit ishin:
Grupi 7
Totenhem Hotspur (Angli)
Hapoel Ber Sheva (Izrael)
Kolos Kovalivka (Ukrainë)

Kundërshtarët e mundshëm të Teutës ishin:
Grupi 4
Granada (Spanjë)
Apollon Limasol (Qipro)
Steaua Bukuresht (Rumani)


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë