Politike

Meta letër Ramës e Ruçit: Çfarë u fol me grekët për detin?

Presidenti Ilir Meta ka kërkuar informacion nga Edi Rama si Kryeministër dhe Ministër i Jashtëm i vendit dhe nga Gramoz Ruçi, si kryetar i Kuvendit në lidhje me çështjen e detit me Greqinë.

Në letrën, përmbajtjen e së cilë gazeta “Si” e disponon, Meta kërkon informacion të thelluar në tre drejtime.

Së pari, Presidenti kërkon që t’i vendoset në dispozicion, nëse ka patur, komunikimi i zhvilluar nga pala shqiptare me Kryeministrin grek, apo zyrtarë të tjerë të lartë të Greqisë mbi këtë çështje.

Së dyti, Meta kërkon informacion mbi qëndrimin e Qeverisë shqiptare ndaj vendimit të Athinës për t’u zgjeruar me 12 milje në Detin Jon dhe pasojat kombëtare dhe ndërkombëtare të parashikuara nga ana e Qeverisë shqiptare.

Së treti, Presidenti kërkon të njihet me hollësi për veprimet që do të ndjekë Qeveria shqiptare ndaj pasojave që mund të vijnë prej një akti të tillë të njëanshëm të Greqisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë