Ne rrjet

Pompeo thirrje Greqisë e Turqisë: Filloni diskutimet diplomatike për të zgjidhur konfliktet

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo u ka bërë thirrje sot nga Uashingtoni Greqisë e Turqisë të ulin tensionet dhe të nisin dialogun për zgjidhjen e konflikteve.

Pompeo ka zbuluar se Trump ka folur si me Erdogan dhe me Mitsotakis, dhe SHBA po përpiqet të mbajë tensionet nën kontroll.

Edhe Turqia dhe Greqia kanë lënë hapur mundësinë e negociatave, Pompeo kërkoi që dyja palët të ulen në tavoline dhe ta zgjidhin tani problemet në Mesdheun Lindor.

“Presidenti Trump ka qenë në biseda me Presidentin Erdogan, ai ka folur me kryeministrin grek. Ne po i nxisim të gjithë të qëndrojnë poshtë, të ulin tensionet dhe të fillojnë të kenë diskutime diplomatike në lidhje me konfliktet që ekzistojnë atje në Mesdheun Lindor, konfliktet e sigurisë, konfliktet e burimeve të energjisë, konfliktet detare .

Liderët grekë dhe turq duhet të ulen dhe të bisedojnë në lidhje me tensionet dhe t’i zgjidhin në mënyrë diplomatike. Nuk është e dobishme të rritet tensioni ushtarak në rajon, ”, tha Pompeo.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë