Futboll

Merkato e nxehtë për mbrojtës krahu, Gatuzo do të vazhdojë me Hysajn

Fares, Karsdorp, Gulam, Dalbert, Florenci, Kalabria, Biragi dhe Hysaj. Janë emrat e mbrojtësve të krahut që e kanë nxehur merkaton sa i takon rolit të tyre specifik në skuadër. Nuk është aspak e lehtë për të gjetur lojtarët adaptë për krahët edhe për klubet e mëdha. Në këtë fazë të nxehtë të merkatos prestigjiozja “Gazzetta dello Sport” ka përfshirë edhe emrin e kapitenit të kombëtares, Elseid Hysaj, duke bërë me dije se tashmë shanset më të mëdha janë për të rinovuar me Napolin.

Gazeta e njohur veçon emrat e Biragit dhe Hysajt si dy mbrojtësit e krahut që janë shumë pranë rinovimit. Kontrata e futbollistit shkodran me Napolin përfundon në qershor, por trajneri Xhenaro Gatuzo duket i bindur për të vazhduar me Hysajn, kështu që marrëveshja mes palëve mund të zgjatet shumë shpejt. Situata duket shumë më ndryshe nga disa muaj më parë, kur largimi i Hysajt nga Napoli bëhej fakt i kryer. Agjenti i mbrojtësit shpesh ka thënë se ishte në kërkim të një klubi të ri, por tashmë kapiteni kuqezi është ndër të preferuarit e trajnerit Gatuzo.

Artikulli i “Gazzetta dello Sport” për Hysajn. Gazeta Si, 3 shtator 2020

Hysaj është i impenjuar aktualisht me Kombëtaren për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve me Bjellorusinë dhe Lituaninë. Me rikthimi e tij në Itali pritet të ketë zhvillime konkrete edhe sa i takon të ardhmes. Në të kaluarën për shkodranin 26-vjeçar ka pasur interesim nga Roma e Juventusi në Itali, nga Totenhemi në Angli dhe Atletiko Madrid në Spanjë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë