Rend dhe Ligj

Detajet nga ngjarja në Rrogozhinë, shpallet në kërkim autori

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e djeshme në Rrogozhinë, ku një 33-vjeçar pas një konflikti fizik ka qëlluar me armë zjarri.

Mësohet se është shpallur në kërkim Erlis Dedej. I riu është konfliktuar fillimisht me grushte me 29-vjeçarin Markelian Koçi, ndërsa kanë qenë persona të tjerë që kanë ndërhyrë për të ndaluar sherrin.

Por pavarësisht kësaj, 33-vjeçar duket se nuk e ka lënë me kaq, pasi ka shkuar në banesë dhe aty ka marrë një armë zjarri që e mbante pa leje dhe ka qëlluar në drejtim të 29-vjeçarit, i cili i ka shpëtuar plumbave. Menjëherë pas njoftimit policia ka shkuar në zonë, por nuk ka mundur dot ta arrestojë 33-vjeçarin.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë