Moment i rëndësishëm për merkaton e Interit. Klubi zikaltër ka siguruar tashmë mbrojtësin Aleksandër Kolarov nga Roma. Edhe pse është një lojtar 35-vjeçar, ai ishte një dëshirë e trajnerit Antonio Konte dhe do të prezantohet me fanellën e Interit pas impenjimeve me Serbinë.
Tani puna është fokusuar te mesfusha, pasi Konte ka nevojë për një ekspert. Në shënjestër është Ngolo Kante i Çelsit, por më parë Interi duhet të shesë për t’u paraqitur te klubi londinez me ofertën e duhur. Një mision i komplikuar. Marota ka detyrën e vështirë të shesë lojtarë si Zhoao Mario, Dalbert dhe Perisiç, ndoshta edhe ndonjë tjetër. Mund të sakrifikohen edhe emra big si Brozoviç, Shkriniar dhe Eriksen, në varësi të situatave. Mesfushori kroat dhe mbrojtësi sllovak janë kërkuar më parë nga Real Madrid. Konte është në pritje.

Kolarov do të paraqitet të hënën për vizitat mjekësore. Ai do të jetë pjesë e Interit për një sezon. Mbrojtësi serb do të përfitojë 3 milionë euro neto në sezon, kurse Roma do të marrë 1.5 milionë euro. Interi në këtë rast refuzoi të përfshinte në bisedime një lojtar të ri nga fidanishtja e tij, pasi është trembur nga ajo që bëri më parë me Xaniolon. Kolarov mund të luajë në të majtë, por edhe në krah, siç ka bërë te Mançester Siti. Me Romën ai ka shënuar 19 gola dhe ka dhënë 20 asiste në 3 sezone. Interit i duhej një specialist për goditjet e dënimit dhe tashmë ka një nga më të mirët, pavarësisht moshës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje