Rend dhe Ligj

Gjobiten me nga 10 mln 3 pronarë lokalesh në Shkodër

Policia e Shkodrës ka ndëshkuar me nga 1.000.000 lekë gjobë, pronarët e 3 lokaleve, të cilët kanë ushtruar aktivitetin në kundërshtim me Aktin Normativ, duke organizuar ceremoni festive.

Policia thotë se u është vendosur pronarëve të subjekteve, shtetasve me inicialet E. F. , M. Ç. dhe N. N. masa administrative 1.000.000 lekë secilit.

Ndër të tjera, Policia e Shkodrës apelon për të gjithë pronarët/administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë