Futboll

Milani hyn në lojë për Kumbullën, kuqezinjtë në sulm për 20-vjeçarin

Milani mbetet mjaft aktiv në merkato. Pas firmës me mesfushorin Sandro Tonali dhe sulmuesin Brahim Diaz, klubi kuqezi synon të forcojë edhe mbrojtjen dhe ka hedhur sytë nga futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Marash Kumbulla. Kumbulla është kërkuar deri tani nga Lacio dhe Interi, por edhe disa klube të tjera jashtë Italisë.

“Gazzetta dello Sport” shkruan se Milani po e sheh me përparësi pistën e Kumbullës, duke e konsideruar atë si Tonalin e mbrojtjes. Po ashtu, drejtuesit e Milanit janë në garë edhe për serbin Milenkoviç të Fiorentinës. Kumbulla shihet si alternativa më e mirë për të zëvendësuar Kjaerin dhe Romanjolin, por gjithçka varet nga oferta financiare, por presidenti i Veronës nuk dëshiron ta lëshojë kaq lehtë mbrojtësin shqiptar.

Marash Kumbulla me fanellën e Veronës. Gazeta Si, 4 shtator 2020

Futbollisti 20-vjeçar pritet të ndërrojë skuadër shumë shpejt, pasi Verona ka afruar tre mbrojtës në merkaton e verës. Futja në lojë e Milanit e bën edhe më interesante garën për të dhe shanset janë reale që Kumbulla të veshë fanellën kuqezi edhe në rang klubesh.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë