Politike

Kryemadhi, për herë të parë në zyrën e Ilir Metës si President

Plot tre vjet më parë, kur në Kuvend u votua për Ilir Metën President, bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi, u zotua se nuk do të ishte zonja e parë e vendit.

Ajo do të vijonte të ushtronte detyrën e deputetes dhe angazhimeve të tjera politike në LSI.  

Edhe kur u bë betimi në Presidencë, ishte vajza e madhe Bora që e shoqëroi të atin, (Ilir Metën).

As në foton familjare të Presidentit, Monika Kryemadhi nuk u përfshi.

Ajo qëndroi në vendin e kryetarëve të partive, gjatë gjithë ceremonisë së betimit

Si kryetare e LSI-së, Monika Kryemadhi nuk i ngjiti asnjëherë shkallët e Presidencës deri të premten në mesditë.

Edhe në daljen e saj për mediat, pas takimit me Metën, Kryemadhi sqaroi se arsyeja se pse ajo ishte në Presidencë lidhej me një ngjarje të rëndësishme, zgjedhjet e ardhshme, dhe se për përfaqësimin e saj në takim e kishte vendosur kryesia e LSI-së.

Takimi mes Kryemadhit ( e shoqëruar nga Endrit Braimllari) dhe Presidentit Ilir Meta zgjati shumë pak. Më shumë një takim simbolik që Presidenca nuk e përcolli as më video (si me Bashën dhe Ramën), por vetëm me një foto.

Sepse ajo çka kish rëndësi më shumë për Kryemadhin ishte deklarata e saj jashtë dyerve të Presidencës:

“Sa më shpejt zgjedhjet, aq më mirë për të gjithë.

Na duhet përmbysje e një sistemi të kalbur dhe një sistem i ri…”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë