Deputetja Rudina Hajdari është gati për një parti të re.
Ajo nuk do jetë pjesë e partisë, që po përgatit edhe Myslim Murrizi.
Në një prononcim për mediat. Hajdari tha se ajo do të krijojë parti më “Nismën Thurrje” pasi pikëpamjet dhe programet e tyre përshtaten.
“Partitë e vjetra janë kthyer në parti që u shërbejnë individëve, janë kthyer në SHPK. Dua të krijohet një formacion politik që tu shërbejë njerëzve.
Kjo parti po krijohet me një ekip të ri intelektualësh dhe duam që kjo parti të jetë e njerëzve.
Unë bashkë me të rinj të tjerë, me organizata të tjera siç është “Nisma Thurje” që kanë hedhur hapat e para për t’ju bashkuar publikut për një alternativë të hapur të gjerë…Kemi marrë përsipër për të udhëtuar javët e ardhshme në rrethet e ndryshme të Shqipërisë dhe për t’i kërkuar shqiptarëve se si duan ata të qeveriset Shqipëria në të ardhmen”, tha Hajdari.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje