Rend dhe Ligj

4 të arrestuar dhe 3 nën hetim brenda 24 orëve në Elbasan

Policia e Elbasanit ka arrestuar katër persona dhe proceduar penalisht tre të tjerë, gjatë 24 orëve të fundit, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Elbasan në bashkëpunim me shërbimet e Njësisë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autostradave, kanë arrestuar shtetasit:

A.Q., 30 vjeç, banues në fshatin Labinot Fushë, Elbasan, dhe F.Gj., 50 vjeç, banues në fshatin Vidhas, Elbasan, pasi janë kapur duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur.

E.M., 23 vjeç, banues në fshatin Shalës, Cërrik, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi.

A.K., 38 vjeç, banues në Elbasan, arrestimi i tij u bë pasi në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe është përplasur me muret mbrojtëse të rrugës dhe për pasojë është plagosur vetë drejtuesi i mjetit, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë në kuadër të parandalimit të prerjes së paligjshme të pyjeve, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Cërrik, janë proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasi: S.I., 44 vjeç, banues në fshatin Shtërmen, Cërrik, pasi është kapur duke transportuar 5 m3 dru zjarri.

Po nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Cërrik, u procedua penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Shkatërim i pronës me zjarrë”, shtetasi:

K.B., 49 vjeç, banues në fshatin Gostimë, Cërrik, pasi në pyllin e fshatit Shtërrmen, Cërrik në mënyrë të qëllimshëm ka ndezuar disa vatra zjarri dhe për pasojë është djegur një pjesë e pyllit dhe disa pemë frutore në pronësi të shtetasit Sh.B.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan , u procedua penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”, shtetasi:

E.G., 44 vjeç, banues në fshatin Pishja,Gramsh, pasi ky shtetas në fshatin Qeret, Gramsh, ushtronte aktivitet tregtar bar-resorant, të pa regjistruar në organet tatimore duke fshehur të ardhurat.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë për veprimet e mëtejshme proceduriale.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë