Më në fund, Vedat Muriqi është një lojtar i Lacios. Gjatë mbrëmjes së djeshme, drejtori sportiv i klubit italian, Igli Tare, ka gjetur akordin me Fenerbahçen për transferimin e sulmuesit kosovar. Marrëveshja është mbyllur për 18 milionë euro që shkojnë në arkën e klubit turk, pluse 2 milionë euro bonuse. Detajet e tjera të kontratës do të mësohen gjatë prezantimit të lojtarit.
Qendërsulmuesi i Kosovës do të jetë në Romë të hënën për të kryer vizitat mjekësore dhe për t’u vënë më pas nën urdhrat e trajnerit Simone Inzagi. Muriqi, 26 vjeç, me një të kaluar edhe në kampionatin shqiptar me fanellën e Besës, shënoi 17 gola sezonin e fundit në Turqi në 36 ndeshje të luajtura. Ai është në kulmin e karrierës dhe kalimi në Serinë A është një mundësi shumë e mirë për t’u rritur edhe më shumë.
Tare kishte kohë që interesohej për Muriqin, por në lojë për këtë futbollist ishin edhe disa klube angleze. Gjithsesi, drejtuesi shqiptar i Lacios ia ka arritur qëllimit për ta transferuar në Itali. Muriqi kështu do jetë shok skuadre me Tomas Strakoshën sezonin e ardhshëm.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje