Politike

25 prilli dita e zgjedhjeve, Meta nxjerr dekretin

Presidenti Ilir Meta ka nxjerrë dekretin me anë të të cilit shpall datën e zgjedhjeve parlamentare vitin e ardhshëm, ku bie në sy se kreu i shteti është zhvendosur me një javë nga data e preferuar e opozitës.

Presidenti Meta ka vendosur 25 prillin për datë zgjedhjesh, ndërkohë që në takimet konsultuese me forcat politike ditën e premte, partitë opozitare u shfaqën njëzëri për 18 prillin si datën më të afërt të caktuar nga Kushtetuta dhe kodi i ri zgjedhor.

Ndërkohë, nga mazhoranca nuk pati asnjë preferencë. Kryeministri Edi Rama u takua formalisht me Metën në Presidencë për t’i bërë me dije se shumica është dakord për të gjitha datat, me përjashtim të 2 majit, që përkon me festën e pashkëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë