Policia e Librazhdit ka arrestuar një 27-vjeçar, pasi ka kanosur me kaçavidë dhe ka tentuar të plagosë në bark përgjegjësin e sektorit dhe monitorimit në agjencinë e zonave të mbrojtura Elbasan.
Gjithashtu, janë shpallur në kërkim tre shtetas të tjerë, si bashkëpunëtorë të 27-vjeçarit.
Policia thotë se ka vënë në pranga shtetasin A. B, 27 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, Prrenjas.
Po ashtu janë shpallur në kërkim shtetasit A. B., 43 vjeç, A. B., 22 vjeç, dhe L. B., 19 vjeç, dhe vijon puna për kapjen e tyre.
Sipas policisë, këta shtetas rreth orës 21:30 të mbrëmjes së djeshme në vendin e quajtur “Qafa e Vaskut” Rrajcë, janë konstatuar një mjet tip furgon që po e ngarkonin me dru zjarri, dhe në momentin që janë afruar punonjësit e pyjores, tre persona janë larguar kurse shtetasi A.B., duke mbajtur një kaçavidë në dorë, ka kanosur dhe ka tentuar ta plagosë në pjesën e barkut përgjegjësin e sektorit dhe monitorimit në agjensinë e zonave të mbrojtura Librazhd dhe më pas është larguar me shpejtësi me automjetin tip furgon.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua furgoni me lëndë drusore dhe kaçavida me të cilën tentoi të plagoste punonjësin e pyjores.
Nga kontrolli i dokumentacionit të mjetit rezultoi se ky shtetas nuk kishte leje drejtimi për të drejtuar mjetin.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme proceduriale.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje