Tre persona janë arrestuar në qytetet Vlorë, Selenicë e Sarandë për vepra të ndryshme penale.
Një 50-vjeçar është arrestuar në Vlorë, pasi në lagjen e tij ka kërcënuar dhe dhunuar bashkëshorten.
“Arrestohet shtetasi V. L., 50 vjeç, banues në Vlorë,
pasi në rrugën e lagjes së tij, dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike dhe ka kanosur bashkëshorten e tij, për motive të dobëta, kur kjo e fundit ka qenë e pajisur me Urdhër Mbrojtje”, thuhet në njoftimin e policisë.
Në Selenicë një 58-vjeçari i janë zbuluar disa fidanë kanabisi afër stanit të tij në Vllahinë.
“Arrestohet shtetasi R. B., 58 vjeç, banues në fshatin Vllahinë, Selenicë, pasi shërbimet policore kanë evidentuar disa fidanë të dyshuara kanabis sativa, të mbjella në afërsi të stanit të tij në fshatin Vllahinë, për të cilat ky shtetas dyshohet të jetë autor”, vijon më tej policia.
Ndërkohë në Sarandë një 53-vjeçari iu gjet në xhep një sasi kanabisi gjithashtu.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje