Rend dhe Ligj

Apeli i Durrësit liron 5 nga 8 komisionerët e arrestuar për zgjedhjet e 2017

Gjykata e Apelit të Durrësit ka liruar pesë nga tetë komisionerët e arrestuar për zgjedhjet e 2021 të cilët ishin lënë më parë në arrest me burg.
Shpëtim Stafa, Emiljano Tuda, Dalvis Biba, Redi Hysa dhe Fredi Marku ishin 5 komisionerët që në 2017 në Durrës përfaqësonin partitë opozitare dhe sot u lanë në arrest shtëpie.
Nga 20 të arrestuar, pasi dy rezultonin të vdekur, janë liruar nga Gjykatat shumica e komisionerëve kurse 3 mbeten ende në burg.
Ishte SPAK që në fund korriku lëshoi 22 urdhër-arreste për komisionerët në Shetel dhe Rubjekë pasi në këto qendra votimi disa persona kishin votuar më shumë se një herë, dhe komisionerët e kishin lejuar këtë gjë duke shpërdoruar detyrën.
Fillimisht me çështjen u mor GJKKO dhe Apeli i Gjykatës së Posaçme. Më pas kjo e fundit shpalli moskompetencë dhe çështja kaloi në Durrës tek Gjykata e Rrethit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë